Rikthehen sërish ngjarjet kriminale në Shkodër. Mbrëmjen e sotme i është vendosur granatë zyrtarit të Tatimeve, Nehat Zaganjori.

Rreth orës 20:30, teksa ai po drejtohej për te makina që kishte parkuar te zona e njohur ?Ura Dervishbeg? ka parë pranë automjetit tip Benz një letër të mbështjellë të dyshimtë.

Zaganjori ka njoftuar menjëherë policinë që ka rrethuar zonën, ndërsa dyshohet se pranë makinës është vendosur një granatë.

Report Tv sjell pamjet nga vendi i ngjarjes