Nëse martohesh apo lind një fëmijë në Tiranë, mund ta shoqërosh gëzimin e jetës tënde edhe duke mbjellë një pemë. Kështu, jo vetëm e përjetëson atë ditë të shënuar, por fëmijëve të tu u lë një qytet më të mirë e më të gjelbër. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vijoi aksionin e mbjelljes së pemëve në zonën që njihet si ish-Fusha e Aviacionit në Njësinë 7, nga ku u bëri thirrje të gjithë të rinjve që kanë vendosur ta kurorëzojnë dashurinë e tyre në Tiranë, por edhe prindërve që sapo janë bërë me fëmijë, që ngjarjen e rëndësishme të jetës së tyre ta festojnë duke mbjellë një pemë.<br /><br />?Për herë të parë në këtë vit nuk do t?i kushtëzojmë, por do t?i inkurajojmë të gjithë ata që lidhin martësë apo regjistrojnë fëmijët e sapolindur me mbjelljen e një peme. Është një kusht miqësor, jo se nuk e kemi detyrimin t?ua japim çertifikatën e martesës apo të lindjes, porse duam që ta kushtëzojmë për të emancipuar prindërit. Vetëm në Njësinë 7, ku çdo ditë martohen 3 çifte, i bie të mbjellim 1000 pemë në vit. Sikur çdo njësi të mbillte 1000 pemë në vit nga martesat dhe 2-3 mijë nga lindjet, do të kishim realisht një qytet shumë më miqësor?, tha kryebashkiaku Veliaj.<br /><br />Gjithashtu, ai u bëri thirrje edhe bizneseve që zhvillojnë aktivitetin e tyre në Tiranë, por edhe çdo qytetari tjetër, që t?i bashkohen nismës për mbjelljen e pemëve, për t?i lënë qytetit një trashëgimi për të ardhmen. Ai u shpreh i bindur se Tirana në gjithë këtë stinë të re mbjelljesh do ta thyejë rekordin e vitit të shkuar.
