Kanë kaluar 35 vite nga dita që Tedi Papavrami u largua nga Tirana. Atëherë, ai ishte vetëm 12 vjeç, por, lidhjet e tij me Shqipërinë vazhdon që t?i ruajë ende.

Në këtë rikthim violinistin e takojmë ndryshe artistin, i cili së bashku me pianistin francez Francois Frederic Guy do të sjellë për publikun shqiptar Sonatat për violinë edhe piano të Beethoven në datë 3 nëntor në Qendrën Kulturore të Katedrales Ortodokse

Beethoven është një kompozitor që si shumë të kompozitor të mëdhenj është shumë i lidhur me natyrën. Shpeshherë kur dëgjojmë muzikën e tij dëgjojmë mbresat e natyrës dhe të stinëve. Do të jenë vepra shumë të ndryshme në programin që do të luajmë, edhe pse jemi në vepra të afërta, sonata e parë, e katërt e pestë edhe e gjashtë. Nuk besoj se në Shqipëri janë luajtur dhjetë sonatat e Beethoven. Por besoj se më vonë do të kthehemi në Shqipëri për të dhjetë sonatat. Ky kompozitor ka shpikur kaq shumë, saqë i ka dhënë material të gjithë artistëve që kanë ardhur më vonë, saqë askush nuk ka dalë mbi të.

Tedi Papavrami, violinist
Për herë të parë në Tiranë, bashkë me të për ta shoqëruar ka ardhur edhe bashkëshortja e tij, e cila është me origjinë japoneze.