GJIROKASTËR- Eurodeputetja, Eleni Theocarus pjesë në Grupin e Konservatorëve dhe të Reformistëve në Parlamentin Europian ka vizituar shtëpinë e ekstremistit grek, Konstandios Kaçifas.

Në fjalën e saj para gazetarëve të pranishëm, Theocarus u shpreh se ngjarjen e Bularatit e konsideron një vrasje dhe se dëshiron që kolegët e saj në Bruksel të dëgjojnë dhimbjen e nënës së 35-vjeçarit.

Besoj se jemi përballë një dhunimi të madh të të drejtave njerëzore të komunitetit grek të zonës. Ngjarjen e konsideroj vrasje dhe dua që njerëzit që ndodhen në Bruksel të dëgjojnë zërin e të ëmës së Kaçifas. Sepse burgosja që mund t'i ndodhte të birit nuk krahasohet me dhunimin e të drejtave themelore të njeriut.

Eleni Theocarus, eurodeputete
35-vjeçari Kacifa u ekzekutua nga RENEA, pasi refuzoi që të dorëzohej, ndërsa trupi i tij ndodhet në morgun e QSUT për ekspertizë mjeko ligjore, pasi familja kundërshtoi autopsinë në Gjirokastër. Ndërkohë ditën e djeshme konsulli grek në Shqipëri, ka zhvilluar një takim tek prokuroria e Krimeve të Rënda lidhur me hetimet për vrasjen e ekstremistit grek në Bularat të Gjirokastrës.