LEZHË- Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në rrugën e Kombit, në vendin e quajtur Fang të Rubikut. <br /><br />Si pasojë e aksidentit dy persona të identifikuar si Jak Syla, 63 vjeç dhe Myftar Kovaçi, 52 vjeç kanë humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të plagosur. <br /><br />Burime për Report Tv, njëra prej makinave tip Volkswagen Sharon po shkonte nga Puka në Tiranë dhe me vete kishte edhe dru zjarri, ndërsa Mercedezi po shkonte për në Kukës.