Me versionin e plotë në 4K të një prej filmave ikonikë të kinematografisë botërore ?Once upon a time in America? nis në mbrëmje edicioni I 16 i Tirana International Film Festival.

Filmi me regji të Sergio Leone-s, që vjen si një homazh për mjeshtrin e madh të kinemasë, do të shfaqet për herë të parë në këtë version të restauruar, duke patur kështu premierën rajonale.

250 filma do të shfaqen në kinema Millenium, në Teatrin Kombëtar Eksperimental, në Teatrin e Kukullave dhe në Kino Bar, prej të cilëve 128 do të jenë për konkurrim.

Juria e ndarë në tre kategori ndërkombëtare, rajonale dhe kombëtare do të japë 20 çmime për komponentë të ndryshëm të filmit, në mbrëmjen e 9 Nëntorit.