Kur kanë kaluar një javë nga propozimi i kryeministrit Edi Rama për të vendosur si pasues të ish Ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, Sandër Lleshin, Presidenti i Republikës ende nuk ka folur me dekret për këtë propozim. Por cfarë ndodh në të tilla situata dhe sa afat ka Presidenti Meta ti përgjigjet këtij propozimi?<br /><br />Burime nga Presidenca kanë bërë me dije për Report Tv, se bazuar në legjislacionin në fuqi brenda 7 ditëve pune apo një jave z. Meta duhet t?i jap një përgjigje me dekretim apo mosdekretim propozimit të kryeministrit Edi Rama dhe ky afat përfundon sonte në mesnatë.<br /><br />Më tej sqarojnë burimet, Presidenti Meta ka kohë të shprehet deri ditën e hënë, duke qenë se disa e sotme në bazë të kodit administrative cilësohet si pushim zyrtar i fundjavës, dhe e hëna cilësohet sërish brenda afateve.
