"Ju do mësoni shumë, ne do bëjmë shumë që Vitin e Ri ta festoni në një strehë të re".

Ky ishte premtimi që Kryeministri Edi Rama u bëri 4 fëmijëve të familjes Xhabafti, pas vizitës në banesën e tyre pothuajse të rrënuar në Bulticë të Vaqarrit.

Puna për ringritjen e shtëpisë ka nisur prej muajit Tetor, në mënyrë që ajo të jetë gati deri në fund të vitit.
Nëpërmjet Zyrës së Punës, kryefamiljari Euglent Xhabafti është punësuar si mirëmbajtës në një fabrikë të zonës.

"Puna është afër, pa kosto. Ndihem shumë mirë, të marr një rrogë për familjen, t?i ushqej, të kujdesem për të".

Deri në ndërtimin e shtëpisë së re, familja është zhvendosur në një tjetër banesë.