VLORË- Dy makina janë përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit të sotëm në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur pranë një lokali në rrugën e tregut mbas shkollës 24 Maji.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat policore, të cilat nga kqyrja paraprake dyshojnë se njëra nga makinat, në pronësi të një gruaje, është djegur qëllimisht, ndërsa tjetra u dogj prej flakëve që kishin pushtuar të parën.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të ngjarjes dhe aryseja se përse i është vënë flaka makinës.

Njoftimi i policisë:

Vlorë

Informacion paraprak

Më datë 04.11.2018, në orën 04:05, në lagjen "Lef Sallata" në parkim në anë të rrugës ka marrë flakë automjeti tip "Volkswagen" në pronësi të një kompanie transporti por nën përdorimin e një shtetaseje, i cili është djegur plotësisht.

Si rezultat i flakëve është djegur edhe një mjet tjetër ngjitur me të tip "Renault" në pronësi të shtetasit V.M, i cili është dëmtuar pjesërisht.

Po kryhen hetimet për përcaktimim e shkakut të rënies së zjarrit.