Surprise Me!

Ora News - Mos dekretimi i Sandër Lleshit, Rama takim me Metën në Presidencë

2018-11-04 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka qëndruar përreth një orë në zyrën e presidentit Ilir Meta në selinë e Presidencës.

Ende nuk dihet konkretisht se çfarë është diskutuar midis tyre, ndërsa takimi vjen pas vendimit të Presidentit Meta për të mos dekretuar Sandër Lleshin në postin e ministrit të Brendshëm.

Një ditë më parë, kryeministri Rama u dërgoi mesazh deputetëve socialistë që të mos komentonin për vendimin e Presidentit.

Rama shkruante se shumica e ka për detyrë t?i dalë për zot kushtetutës dhe qytetarëve, ndërsa politikën e cilëson si një lojë shahu, e cila nuk duhet harruar sipas Ramës.

?Lutem asnje lloj komenti askush per vendimin e Presidentit! Ne jemi shumica dhe ne kemi detyren t?i dalim Zot njerezve, vendit, Kushtetutes me maturi dhe vendosmeri. Politika eshte shah, mos e harroni?, thuhej në mesazhin e Kryeministrit drejtuar deputetëve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/mos-dekretimi-i-sander-lleshit-rama-takim-ne-presidence-me-meten

Buy Now on CodeCanyon