Tinguj dhe emocione dhuroi koncerti i violinistit të njohur Tedi Papavrami, që rikthehet përballë publikut shqiptar pas 4 vitesh.

Artisti virtuoz, së bashku me pianistin Francois Frederic Guy, interpretuan mbrëmjen e së shtunës sonanat për violinë dhe piano të Ludvig van Beethoven. Sonatën e parë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë.

Koncerti u mirëprit nga artdashës të shumë të kryeqytetit, të cilët ndoqën interpretimin virtuoz të artistëve në sallën e mbushur plot në katedralen Ortodokse.

Violinisti Tedi Papavrami dhe pianisti Guy kanë performuar në shumë skena botërore. Koncerti i shumëpritur në Tiranë vjen pas publikimit të tri CD-ve me veprën e plotë të Beethoven-it për violinë dhe piano.