Surprise Me!

Ora News - Rruga e Ndroqit e shkatërruar

2018-11-04 2 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vendosja e një tarife për rrugën Tiranë-Durrës duket se tashmë është vetëm çështje kohe, por shqetësues mbetet fakti që alternativat e qytetarëve mungojnë për të zgjedhur një rrugë tjetër pa pagesë.Nga një vëzhgim i bërë në segmentin Ndroq-Durrës, konstatohet se gjendja e rrugës është e mjeruar.Gropat e shumta janë bërë një rrezik potencial për aksidente.

Kjo është gjendja përgjatë segmentit rrugor Ndroq-Durrës (shiko foton). Gropat janë prezente kudo, duke u kthyer në një rrezik potencial edhe për aksidente.

Edhe pse ende nuk është bërë zyrtare marrëveshja për dhënien me koncesion të rrugës Tiranë-Durrës, tashmë Ministria e Infrastrukturës po analizon kërkesën e dy kompanive.

Sipas burimeve dhe studimit të fizibilitetit, tarifa që pritet të aplikohet në këtë segment parashikohet të jetë nga 2-5 euro.

Projekti i formës Partneritet Publik Privat, është i parashikuar në buxhetin e vitit të ardhshëm, i cili do të nisë të diskutohet në parlament.

Investimi parshikohet të jetë i formës BOT, që nënkupton se privati ndërton rrugën, vendos tarifë për kalimin dhe me anë të arkëtimit të pagesës, nxjerr investimin dhe fitimin që ka kryer.

Por përtej faktit se dhënia e rrugëve me koncesion është një fenomen ndërkombëtar, shqetësues për Shqipërinë mbetet mungesa e rrugëve alternative ku mund të qarkullohet pa pagesë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rruga-e-ndroqit-e-shkaterruar

Buy Now on CodeCanyon