Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për ngërçin në ngritjen e organeve të reja të drejtësisë, kryetari i Kuvendit ka drejtuar gishtin nga bojkoti i opozitës. Pas konstituimit të të komisionit të pavarur që do të monitorojë institucionet e reja të drejtësisë, Ruçi kërkoi që ky proces të ecë me ritme të shpejta.

Pas takimit me Presidentin Ilir Meta, kryetari i Kuvendit bëri fajtore opozitën për vonesat në procesin e reformës në drejtësi. Këto deklarata Gramoz Ruçi i bëri paraditen e sotme gjatë konstituimit të komisionit të pavarur për koordinimin dhe monitoimin e zbatimit të ligjit nga ana e organeve të rëformës drejtësi.

Duke qenë se ajo nuk po bëhet pjesë e jetës parlamentare tha Ruçi, "nuk mund ta prisnim më".

Gramoz Ruçi: Në kuadër të kësaj reforme Kuvendi miratoi ndryshime të rëndësishme kushtetuese dhe njëherësh dhe një paketë ligjesh organike që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e organeve të sistemit të drejtësisë. Sigurisht disa organe janë të reja, disa ekzistuese do të kenë një organizim të ndryshëm nga ai i deritanishëm bazuar në standardet më të mira europiane.

Ligji 115 i vitit 2016 për organet e qeverisjes të sistemit të drejtësisë parashikon ngritjen e një organi monitorues, komisioni i pavarur për koordinimin, monitorimin, ndjekjen dhe zbatimin e ligjit, anëtarë të të cilit janë dy zonjat dhe tre zotërinj.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/ngrihet-komisioni-monitorues-reformen-ne-drejtesi-ruci-nuk-e-presim-dot-opoziten