Surprise Me!

Kapet i dyshuari per vrasjen e Bocit

2018-11-05 96 Dailymotion

Dhjetë muaj pas vrajses së Emiljano Boçit në kryeqytet, policia ka vënë në pranga autorin e dyshuar. Ai është 30-vjecari Hektor Xheçuka.

Më 14 Janar të këtij viti, Xheçuka dyshohet se qëlloi me armë Boçin, sapo ky i fundit hypi në automjetin e tij Range Rover të parkuar pranë një lokali në zonën e ish-parkut të autobusëve në Tiranë. Bashkë me Boçin në makinë ishte edhe e dashura e tij si dhe 27-vjeçari Melvin Disha, që mbeti i plagosur nga të shtënat.

Sipas policisë, autori qëlloi nga pjesa e pasme e makinës tip "Range Rover" në drejtim të sediljes ku qëndronte shoferi. Ka qenë e dashura e Boçit që më pas ngjarjes lajmëroi policinë. Ka dyshime që Xheçuka të jetë vrasës me pagesë dhe për ekzekutimin e Boçit të jetë porositur nga persona të tretë.

Mbi 30-vjecarin e lindur në Burrel dhe banues në Tiranë, rëndon akuza e vrasjes me paramendim e kryer në bashkëpunim, armëmbajtje pa leje dhe vrasjes së mbetur në tentativë.

Hektor Xheçuka është një emër i njohur për policinë. Ai ishte arrestuar edhe në vitin 2015 për vrasje të mbetur në tentativë.

Buy Now on CodeCanyon