Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në Kuvend ka lexuar letrën që kreu i shtetit Ilir Meta i ka dërguar për refuzimin e Sandër Lleshit si ministër të Brendshëm.

Sipas Ramës letra e Metës është formuluar pa asnjë referencë ligjore.

Ja letra që mua më ka mbërritur të shtunën mbrëma:

Lënda: Kthim përgjigje mbi propozimin e emërimit të zotit Sandër Lleshaj si minsitër i Brendshëm.

Zoti Kryeministër, në përgjigje të shkresës suaj numër 494 datë 27.10.2018.

Lënda: Propozim për emërim ministri, nëpërmjet të cilës zoti Sandër Lleshaj i propozohet Presidentit të Republikës për tu emëruar ministër i Brendshëm, dëshiroj t'ju bëj me dije se:

Presidenti i Republikës në cilësinë edhe të kryetarit të Këshillit të Sigurisë Kombëtare, në mbështetje të Kushtetutës, nuk krijoi bindjen e plotë për ti dhënë besimin e tij kandidaturës së zotit Sandër Lleshaj si ministër i Brendshëm.

Në këto kushte Presidenti i Republikës, nuk mund t'i përgjigjet pozitivisht propozimit tuaj për emërimin e zotit Sandër Lleshaj në detyrën e ministrit të Brendshëm.

Me respekt Ilir Meta.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/rama-lexon-letren-qe-i-dergoi-meta-refuzimin-e-sander-lleshit