Surprise Me!

Ora News - KLSH: Skema aktuale ndihmës ekonomike jo efektive pa minimum jetik

2018-11-06 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kontrolli i Lartë i Shtetit i rekomandon Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale si dhe tre njësive vendore, 16 masa organizative dhe 4 për përmirësim ligjor në lidhje me auditimin për ndihmën ekonomike.

KLSH bën me dije se ka audituar përveç ministrisë përkatëse edhe Bashkinë Tiranë, Fier dhe Vlorë për periudhë janar 2012-maj 2018.

"Në Shqipëri nuk ka një vlerë të miratuar nga qeveria të minimumit jetik dhe kufirit të varfërisë, mbi të cilën të bazohen politikat dhe studimet e përkujdesit social. Skema aktuale e Ndihmës Ekonomike nuk është efektive në zbutjen e varfërisë referuar numrit të familjeve që dalin nga skema për shkak të punësimit dhe përmirësimit të kushteve social-ekonomike të tyre", thuhet në njoftim.

Në deklaratë, KLSH thekson se shuma e përcaktuar nga skema e Ndihmës Ekonomike nuk reflekton nevojat reale dhe aktuale të individëve dhe familjeve, duke qenë se nuk ka një vlerë zyrtare të përditësuar të minimumit jetik në Shqipëri.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/klsh-skema-aktuale-ndihmes-ekonomike-jo-efektive-pa-minimum-jetik

Buy Now on CodeCanyon