Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Buxheti i vitit 2019 do të financojë plotësisht reformën në drejtësi dhe institucionet e reja që dalin prej saj.

Teksa raportoi në Komisionin e Ligjeve, Ministri i Financave Arben Ahmetaj njoftoi rritjen e pagave për punonjësit e këtij sektori.

Ahmetaj: Financohet ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe e SPAK.Të gjitha këto janë brenda rezervës së Këshillit të Ministrave me 1.5 miliard lekë ose 15 milion dollarë.

Deputeti, Bashkim Fino, kërkoi një analizë të përgjithshme të të gjitha pagave.

Sipas tij ka disnivel dhe disa profesione janë më të mirëpaguara se Presidenti i Republikës.

Fino: Një gjyqtar i thjeshtë që nuk ka atë vështirësi politike që ka Presidenti i Republikës, që ka Kryeministri, që kanë ministrat, deputetët, institucionet e tjera do të marrë 2 milion e 700 mijë. E di sa merr një deputet zoti Ministër, 1 milion e 700 mijë.Po Presidenti, 2 milion 570 mijë i ke vënë këtu.

Buxheti i Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, që këtë vit është 3% më i lartë, do të përdoret për nisjen e bisedimeve për anëtarësimin në Bashkimin Europian, por edhe angazhimet që lindin nga marrja e Presidencës së OSBE-së në 2020.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/fino-kunder-pagave-te-majme-te-gjyqesorit-nje-gjyqtar-i-thjeshte-merr-me-shume-se-presidenti