Surprise Me!

Ora News - Atentati në Durrës, Harizaj dyshohet për vrasjen e gjyqtarit Konomi

2018-11-07 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Edison Harizaj, i cili u ekzekutua në një atentat mbrëmjen e djeshme në Durrës dyshohet se është i përfshirë në vrasjen e gjyqtarit Skerdilaid Konomit, por këto akuza nuk u vërtetuan, ndaj dhe Edison Harizaj nuk është ndaluar për atë ngjarje.

Po ashtu ai dyshohet se ka lidhje edhe në rrëmbimin e pak muajve më parë të Albano Xhaferrit në Vlorë.

39-vjeçari është një person me precedent penal, i skeduar nga policia për disa vepra penale.

Ndërkohë policia po punon në dy pista hetimi, atë të një hakmarrje të mundshme dhe larjes së hesapeve për shkak të të shkuarës kriminale të viktimës.

Ekzekutimi mafioz i Skerdilajd Konomit

Skerdilajd Konomi, gjykatës i rrethit gjyqësor Vlorë, u ekzekutua në Vlorë gjatë një atentati të tipit mafioz në 9 shtator 2011. Makina e tij shpërtheu nga një eksploziv i telekomanduar, ndërsa gjyqtari ishte në timon dhe po lëvizte në bulevardin Vlorë-Skelë.

Zhdukja e Albano Xhaferrit

Ora News pak muaj më parë publikoi lajmin e zhdukjes së Albano Xhaferrit, për të cilin ende dhe sot nuk ka asnjë informacion.

Më 18 qershor 2018 në orën 12:30 minuta Albano Xhaferri, 34 vjeç doli nga banesa e të atit për të mos u kthyer më.

Një muaj më vonë, 19 korrik, u zhduk dhe shoku i tij, një 24 vjeçar.

Albano njihej nga shokët dhe miqtë e tij me pseudonimin Cëqe. Familjarët bënë denoncimin e zhdukjes 5 ditë më pas.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/atentati-ne-durres-harizaj-dyshohet-se-kishte-lidhje-me-zhdukjen-e-albano-xhaferrit-ne-vlore

Buy Now on CodeCanyon