Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kjo është shtëpia e familjes Zeneli në fshatin Grabjan të Lushnjes, në të cilën strehohen 4 persona.

Varfëria flet në çdo kënd, mure të çara ku depërton drita dhe i ftohti, suva e plasaritur dhe tavane gati për të rënë.

Në një qoshe të dhomës, pema e Vitit të Ri duket se është lënë për të krijuar pak shpresë te familjarët dhe për t?i shtuar sado pak ngjyra e gëzim varfërisë që mbizotëron.

Dramaticitetit të familjes Zeneli i shtohet dhe gjendja shëndetësore e kryefamiljares Jolanda, e cila për shkak të diabetit, ka humbur një këmbë dhe një dorë.

Jolanda Zeneli: "Jam operuar në të njëjtën këmbë dy herë. Kam dorën sakate. Vuaj nga zemra dhe tensioni."

E shtrirë në shtrat tregon ndër lot vuajtjet dhe kërkon nga shteti veç një strehë për familjen e saj.

Jolanda Zeneli: "I kërkoj shtetit një ndihmë për një strehë."

Në ndihmë të prindërve vajza Anifeja sakrifikoi martesën për ti qëndruar pranë nënës së saj.

Anife Zeneli: "Isha e martuar. Kur u sëmur nëna ai nuk më linte ta takoja."

Kryefamiljari Hasani dhe djali i shtëpisë Ervisi janë të papunë. I vetmi burim të ardhurash për këtë familje është kempi i Jolandës prej 100 mijë lekësh.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/varferi-ekstreme-ndertesa-e-rrenuar-strehe-kater-anetaret-e-familjes-zeneli