Surprise Me!

Buxheti 2019, Veliaj degjese ne Kashar

2018-11-07 4 Dailymotion

Falë reformës territoriale, në këto 3 vjet, edhe zonat e njohura si periferike të Tiranës kanë njohur investime të rëndësishme, që nuk ishin kryer për vite me radhë. Kashari është një prej atyre njësive administrative, të cilat pasi janë bashkuar me Bashkinë e Tiranës, janë bërë pjesë e projekteve transformuese. Kryebashkiaku Erion Veliaj zhvilloi dje pasdite dëgjesën e radhës për Buxhetin 2019 me banorët e Kasharit, ku theksoi se puna e madhe e bërë në këto 3 vjet do të vazhdojë, e po ashtu, me mbështetjen e PS në zgjedhjet e ardhshme vendore nuk do të ndalen as investimet e nisura.

?Që t?i marrim më shpejt vendimet dhe të kemi mundësi të investojmë me ritëm më të lartë, na duhet që të kemi votat për PS-në në Këshillin Bashkiak. Një nga arsyet pse sot kemi një qeveri efiçente është sepse Edi Rama ka 74 vota. Një shumicë absolute që e bën të ecë pa asnjë ndalesë, që nuk e shantazhon njeri, që s?ka nevojë të bëjë pazar me njeri, që s?ka nevojë t?i bëjë qefin dikujt, pasi e vetmja fuqi që njohim është ajo e qytetarëve që na kanë dhënë votën. Kjo është arsyeja pse na duhet një shumicë e tillë edhe në Këshillin Bashkiak?, tha Veliaj, teksa përmendi rëndësinë që ka vota për të marrë vendime me impakt direkt për qytetarët.

Ndaj, ai kërkoi që qytetarët të mos e trajtojnë votën si qokë, por si të vetmen mënyrë që PS-ja të vijojë punën e mrekullueshme të nisur në Tiranë.

Duke përshëndetur vendimin e qeverisë për amnistinë lidhur me regjistrimin e vendbanimit për qytetarët, Veliaj u bëri thirrje banorëve që jetojnë në Kashar që ta shfrytëzojnë këtë mundësi për të deklaruar vendbanimin e saktë. Ndryshimet në ligj kanë hyrë në fuqi, ndaj të gjithë ata që ende nuk e kanë bërë regjistrimin, duhet të paraqiten pranë Njësisë Administrative ku realisht banojnë për të bërë regjistrimin e saktë.

Buy Now on CodeCanyon