Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shtohen masat për ruajtjen e dy prokurorëve dhe gjyqtarit që firmosën 44 arrestimet në kuadër të operacionit ?Volvo 4?, ku mes të arrestuarve ishin edhe dy ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko.

Gjatë operacionit u arrestuan pjesëtarë të 4 grupeve kriminale, mes tyre dhe grupit të Shijakut.

Dy prokurorët Dritan Prenci dhe Vladimir Marra, të cilët firmosën masat e arrestit për personat e operacionit Volvo 4 janë marrë në ruajtje. Po ashtu vendimi për mbrojtje është marrë edhe për gjyqtarin Bibë Ndreca, i cili caktoi masat e sigurisë.

Ora News mëson se vendimi është marrë të premten kur është mbledhur komisioni i posaçëm për mbrojtjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Ndërkohë truprojet kanë nisur të shoqërojnë prokurorët dhe gjyqtarin.

"Nuk ka kërcenim konkret, por vleresim te nje rreziku te mundshem", bëjnë të ditur burimet por ka qenë një kërkesë e policisë së shtetit si masë mbrojtëse për vlerësimin e ndonjë rreziku të mundshëm.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/volvo-4-merren-ne-mbrojtje-2-prokurore-dhe-1-gjyqtar