Surprise Me!

Ora News - Nesër varroset Kacifas, mediat greke raportojnë se 2000 vetë do vijnë nga Greqia

2018-11-07 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Trupi i pa jetë i 35-vjeçarit Kostandinos Kacifas po i nënshtrohet ceremonive fetare në fshatin Zervat për t'iu dorëzuar më pas familjes së tij në Bularat. Ceremonia e varrimit pritet të mbahet të enjten ndërkohë që policia ka marrë masa për ruajtjen e sigurisë, pas raportimeve mediatike se nga Greqia janë nisur 2 mijë persona që do të marrin pjesë ne funeral.

11 ditë pasi u vra në përplasjen me armë me forcat Speciale RENEA, trupi i pajetë i Kostandinos Kacifas iu rikthye familjarëve për cerenmoninë mortore.

Në orët e para tëmëngjesit, trupi i 35 vjeçarit u tërhoq nga Instituti i Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku i riu iu nënshtrua një riekspertimi të plotë për llogari të hetimit.

Prej orëve të para të mëngjesit, trupi është mbajtur në fshatin Zervat, ku sipas burimeve po përgatitet edhe varrimi sipas riteve fetare.

Ndërsa rreth orës 15:28 të pasdites, trupi i pajetë i 35-vjeçarit mbërriti në banesën e familjes Kaçifa, ku dyert e mortit janë çelur që ditën e ngjarjes.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/neser-varroset-kacifas-mediat-greke-raportojne-se-2000-vete-do-vijne-nga-greqia

Buy Now on CodeCanyon