Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një milion e gjysmë të emigruar, e bëjnë Shqipërinë një ndër tre vendet e para ne historinë botërore të largimeve ne raport me popullsinë. Ne shekullin e 19 e njohën irlandezet dhe suedezet. Me tepër se kaq, popullsitë jane gjymtuar nga epidemitë. As lufterat nuk kane sjelle te tille shpopullim te një territori.

Shqiptaret kane pasur nje gemoragji qe nuk ndalet. Here me letra si ne rstin e llotarise amerikane e here pa zhurme si eksodet drejt Italise dhe Greqise. Ku jo pak here fatkeqet perdundonin ne thellesite e Otrantos ose nen plumbat e policise greke.

Rasti i fundit i Kostandin Kacifas solli ne vemendjen e publikut shelljen e organeve te rendit ndaj nje personazhi j cili donte te behej hero. Po nuk mund te rrime pa citiar se nga plumbat e policisë greke janë me dhjetëra emigrantë të vrarë për shumë më pak gjë: Sepse nuk i ndaluan policise, sepse kerkonin rrogen, apo thjesht per kenaqesi. Qasja e shtetit grek ndaj ekzekutoreve te fatkeqeve ka arritur deri ne raste cinizmi, duke denuar policet Kunapaqis, Rigas dhe Karajanidhis vetem me vleren e plumbave te harxhuar per te vrare shqiptaret.

Ndoshta ka ardhur koha qe te shkuares ti vihet kapak.

Por nuk duhet harruar qe mos te perseritet:

Ilia Kareli, vdekur ne burgjet greke nga dhuna policore. Flamur Pisli, i papaguar, i poshteruar, i ndjekur si kafshe e eger, per te rene ne fund pre e paaftesise se policise shqiptare. Gramoz Palushi, i therur me thike vetem pse mbante nje flamur shqiptar. Melsi dhe Klevis Çollaku, te vrare ndersa peshkonin.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/emigrantet-shqiptare-dhe-plaget-e-tyre