GJIROKASTËR- Ditën e sotme në fshatin Bularat të Gjirokastrës do të zhvillohet ceremonia e varrimit të ekstremistit grek të vrarë pas një shkëmbimi zjarri me forcat RENEA, Konstandinos Kaçifas.

35-vjeçari do të varroset rreth orës 13:00 i veshur me rroba ushtarake, ndërsa në varrimin e tij, pritet të marrin pjesë rreth 2 mijë grekë që do të vijnë në Bularat për të nderuar figurën e Kaçifas. Mesha para varrimit të tij do të mbahet nga peshkopi i Gjirokastrës në kishën e fshatit, ndërsa bashkia e Dropullit ka shprehur dëshirën që të paguajë shpenzimet e ceremonisë.

Në Bularat, nacionalistët grekë janë mbledhur në qendër të fshatit ku edhe kanë kënduar himnin kombëtar grek dhe atë të Vorio Epirit.

Përveç thirrjeve nacionaliste, grekët mbanin edhe parrulla të shënuara sipër disa flamunjve ku shkruhej: "Maqedonia është Greqi" dhe "Konstandin ti jeton, na udhëheq dhe na prin."

Varrimi i ekstremistit grek pritet të mbahet ditën e sotme në orën 13:00 dhe do të paraprihet nga një meshe e mbajtur nga peshkopi i Gjirokastrës.