Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pesë personat e arrestuar për laboratorin e drogës në Has i bashkangjiten dosjes "Vol-vo 4" e cila po hetohet nga Prokuroria e Krimeve të Rënda.

Për këtë arsye, të arrestuarit dolën para kësaj gjykate për masat e sigurisë, pasi vendimi i dhënë nga Gjykata e Kukësit kishte humbur efektin si pasojë e transferimit të dosjes në Tiranë.

Po mëgjithëse me një akuzë më shumë të shtuar siç ishte ajo e grupit të strukturuar kriminal, Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi të njëjtën masë që kishte marrë më parë Gjykata e Kukësit.

Vendimi u dha për "arrest me burg" për tre të pandehurit Xhavit Shuti, Vehbi Barushi dhe Flamur Çela, ndërsa për 76-vjeçarin Mustafa Shuti dhe nusen e djalit të tij Anila Shuti gjykata ke vendosur masën "arrest shtëpie".

Ata nuk kanë pranuar akuzat, ndërkohë që sipas Prokurorisë kanë pasur dijeni për laboratorin dhe për aktivitetin që kryhej aty.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/laboratori-i-heroines-ne-has-burg-tre-te-arrestuar-dy-te-tjere-ne-arrest-shepie