Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Varrimi i 35-vjeçarit, Kostandinos Kaçifas, që u vra me 28 tetor pasi sulmoi me armë forcat speciale RENEA në Bularat u shndërrua në një manifestim ekstremistësh grek dhe thirrjesh antishqiptare.

Ceremonia u shoqërua me provokime të hapura, me thirrje dhe simbole: "Gjaku na thërret, të djegim shqiptarin".

"Qentë shqiptarë", apo "Bularati është Greqi", ishin disa nga thirrjet, madje gazetarët shqiptarë që po raportonin ceremoninë janë fyer.

Ekstremistët shpalosën një flamur të madh grek mbi të cilin ishte shkruar se "Vorio Epiri është Greqi dhe Maqedonia është Greqi".

Pjesëmarrësit kishin në duar flamuj grekë dhe banderola me fotografinë e 35-vjeçarit Kaçifas që u varros i veshur me rroba ushtarake.

Thirrjet "Kaçifas jeton, ti na drejton" shoqëruan të gjithë ceremoninë.

Në krye të kortezhit ishte ekstremisti i njohur Karathanos dhe eurodeputetja qipriote Eleni Theocharous, e njohur po ashtu për qëndrimet anti-shqiptare.

I pranishëm ishte edhe deputeti i Demokracisë së Re në Greqi, Savas Anastadhiasi.

Ekstremistët erdhën në Bularat herët në mëngjes nga Kakavija, ku policia me shërbim të përforcuar i kontrolloi imtësisht.

Mbi 25 ekstremistë të Agimit të Artë tentuan të futen me autobus në pikën doganore të Kakavijës, por u ndaluan prej policisë.

Tre ekstremistë u shoqëruan dhe u proceduan për nxitje të urrejtjes mes kombeve dhe feve.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/sot-lamturmira-kacifasin-dy-autobuse-nga-athine-mberrijne-ne-bularat