Në fshatin Nangë të qytetit të Kukësit, nxënësit e shkollës 9-vjeçare, ?Gani Sadiku? për të shkuar në shkollë u duhet të kalojnë në një urë të ngushtë dhe pa mbrojtëse anësore. Sipas nxënësëve më problem kalimi në urë bëhet në periudhën e dimrit, pasi për shkak të reshjeve dhe ngricave, ata rrëshkasin duke rrezikuar kështu edhe jetën.

Ne kemi shume frikë sepse gjatë dimrit bëhet akull. Mund të rreshqasim dhe mund të biem nën urë në një kanal të madh.

Nxënësit

Ne dimrit e kemi shumë të vështirë të kalojmë. Duhet anësorë tek ura që të mos rrezohemi.

Nxënësit

Edhe drejtuesit e shkollës e konsiderojnë si një problem shumë akut, pasi nxënësit gjatë dimrit nuk e frekuentojnë shkollën, nga frika e kalimit në urë.