Surprise Me!

Dosja Investigative/ Skandali me tokën shtetërore tek ish-Kinema "Ali Demi"

2018-11-08 1 Dailymotion

Puntata e sotme e rubrikës "Dosja Investigative" e gazetarit Elio Laze sjell për të dytën javë rastin e familjes Simo.

Bëhet fjalën për pronën ku dikur ndodhej kinema "Ali Demi", pronë e një konteshë angleze që iu dhurua nga vetë kontesha Garnarvon shtetit shqiptar.

Një pjesë të asaj prone shteti ia shiti shtetasit Llukan Simo në vitin 1957. Në vitin 1969 z. Simo aplikon pranë Komitetit Ekzekutiv për leje rrethimi për banesën e vet, e për këtë i duhej një kredi nga Banka e Shtetit, e cila iu aprovua dhe u shlye konform rregullave.
Historia hapet në vitin 1995 kur me një gjyq absurd shteti njeh pronarë për një tokë të dhuruar pasardhësit e konteshës Garnavon, të cilët nga ana e tyre autorizojnë avokat Përparim Kalon për të kryer veprimet ligjore.
Me nonsense ligjore dhe juridikë, një çështje e mbushur me probleme dhe fshehje dokumentesh, arrin deri tek biznesmeni Vladimir Kosta, i cili blen nga Përparim Kalo këtë pronë që ende është në proces gjyqësor.
Historikun e plotë të pronës, për rolin e avokatit Përparim Kalo, të ish-deputetit Vladimir Kosta dhe të Konsullit të Nderit të Republikës Demokratike të Sri Lankës në Shqipëri, Mirton Lika, ndiqni puntatën e plotë të rubrikës "Dosja Investigative" në Channel One të gazetarit Elio Laze.

Buy Now on CodeCanyon