Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vetëm pak ditë pasi Ministria e Infrastrukturës lajmëroi rinisjen e punës për By Passin e Fierit, punonjësit e firmave nënkontraktore që kanë punuar aty dolën në protestë për të kërkuar pagesat e prapambetura.

Ata thanë se më 1 nëntor kanë zhvilluar një takim me Ministrin Gjiknuri ku u është premtuar pagesa e afro afro 9.5 milion euro detyrime të prapambetura nga kompania nënkontraktore Serenisima.

Por derisa në një vendim të qeverisë për këtë, ata paralajmërojnë se nuk do të lejojnë rinisjen e punës duke u kthyer në barrikadë njerëzore.

Protestës iu bashkuan edhe banorë të zonës të cilët ankohen se nuk kanë marrë kompensimin për tokat shpronësuara për interes publik.

Sipas protestuesve janë më shumë se 600 punonjës të 55 firmave nënkontraktore që nuk janë paguar për punën e bërë.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/ndertimi-i-pass-it-fier-punetoret-e-nenkontraktoreve-ne-proteste-pagesat