Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Kryeministri Edi Rama ka akuzuar për grabitje dhe keqmenaxhim administratën e mëparshme të rrugëve. Gjatë inspektimit të punimeve në aksin rrugor Shkodër Muriqan ai është shprehur se deri dje ka qenë program grabitjeje dhe program gallate.

Me një fond prej 1.5 milionë eurosh aksi rrugor Shkodër-Murriqan është rindërtuar tërësisht. Kryeministri Edi Rama në inspektimin e punimeve është shprehur se në gjatësinë 12 kilometërsh të aksit rrugor ofrohen të gjitha standardet e kërkuara. Ndërkaq ai ka ironizuar për ndërhyrjet e mëparshme në mirëmbajtjet e rrugëve.

Rama: Deri dje ka qenë program grabitjeje dhe program gallate. Absolutisht s?ka pasur mirëmbajtje rrugësh, por vetëm hidh pluhur sipër dhe ik. Pas kësaj do të jetë shumë më e qartë dhe shumë e lehtë për të vazhduar për të mirëmbajtur mbi këtë bazë, se është ndërtuar me standarde të larta dhe faktikisht është një mirëmbajte e thellë. Ky është rindërtim rruge, nuk është mirëmbajtje, në kuptimin që u hap një gropë dhe u vu një shtresë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/rruga-shkoder-muriqan-rama-deri-dje-program-grabitjeje-e-program-gallate