Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shkrimtarja, Mimoza Ahmeti, surprizon sërisht lexuesit me një roman. ?Tutori?është titulli i romanit përmes të cilit autorja rrëfen mbi botën dhe dashurinë.

Një prozë kërshërore e një natyre sa narrative dhe eseistike që tregon në mënyrë fenomenologjike përceptimin e botës ku mbizotëron shpirtërorja.

Ky është ?Tutori?, romani i tretë i shkrimtares dhe poetes, Mimoza Ahmeti, që vjen për lexuesit në prag të Panairit të librit.

Pas ?Arkitraut? dhe ?Gruas Haluçinante?, Ahmeti shfaqet me një libër të pazakontë për prozën bashkëkohore, ku kronika e jetës së provincës, jepet më së miri përmes ndërthurjes së elementit fantastik me vulgaren e përditshme, të thjeshtësisë me ironinë dhe të vrazhdësisë me lirizmin.

Vetë autorja e cilëson "Tutorin" si sintezën e dy romaneve të para dhe një literaturë për paqen. Një shkarkesë emocionale ku elementët e fiksionit e afrojnë romanin më pranë poezisë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/tutorii-mimoza-ahmetit