Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Debatet e nisura ditë më parë për çështje politike, mbi të cilat ndanin qëndrime të kundërta të përshkallëzuara deri në çështje familjare, janë shkaqet pas vrasjes së administratorit të Kotës në Selenicë.

Viktima Fatmir Hado dhe autori Admir Delaj ishin bashkë në lokalin e fshatit ku ndodhi ngjarja ndërsa aty ndodhej vetëm djali i pronarit.

Burimet thanë autori e ka nisur debatin e së premtes për mos përfshirjen e zonës në projektin e zhvillimit të 100 fshatrave ndërsa viktima sipas tij i është përgjigjur me ofendime dhe fyrje personale.

?E vrava se më fyeu nga familja? mësohet se ka deklaruar ai gjatë marrjes në pyetje në Policinë e Vlorës pas arrestimit

Pas debatit Admir Delaj kishte shkuar në shtëpi ku ka marrë çiften që e mbante pa leje është rikthyer në lokal dhe ka qëlluar ndaj 64 vjeçarit që mbeti menjeherë i vdekur.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/vrasja-ne-selenice-administratori-dhe-bashkefshatari-u-zune-politike