Banorët e zonës së ?Astirit? protestuan sërish paraditen e sotme duke bllokuar unazën për rreth një orë, ndërsa ka pasur edhe disa momente tensioni mes tyre dhe drejtuesve të makinave, kur njëri prej shoferëve tentoi të kalonte.<br /><br />Nga incidenti është lënduar në sy një nga operatorët e televizioneve, pasi njëri nga drejtuesit e mjeteve i ka thënë ?mos filmo? dhe më ka dalë nga makina duke e goditur me grusht, ndërsa i ka thyer edhe kameran. <br /><br />Protestuesit shprehen se nuk kanë asnjë zgjidhje tjetër prandaj kanë bllokuar rrugën, ndërsa shtojnë se pronat e tyre do i mbrojnë me gjak. ?Iu kërkojmë ndjesë shoferëve por nuk kemi zgjidhje tjetër me këtë qeveri të korruptuar. Prona është e shenjtë, mbrohet me gjak. Do ta mbrojmë si ata në Kukës?.
