Surprise Me!

Xing me Ermalin/ Dajana Shabani: Dita e celebrimit tim ka qene dita me e tmerrshme e jetes time

2018-11-10 18 Dailymotion

Ajo është prej vitesh në ekran me emisionin e saj. Bëhet fjalë për moderatoren Dajana Shabani e cila ishte sot e ftuar në ?Xing me Ermalin? në Tv Klan.<br />E pyetur nga drejtuesi i emisionit Ermal Mamaqi nëse është tip që i pëlqejnë të papriturat dhe nëse i ndryshon gjërat në minutë të fundit, moderatorja pohoi dhe tregoi historin e celebrimit të saj si shembull për ta ilustruar. Ajo tha se përpara se të firmoste, kishte lënë stilolapsin dhe kishte vrapuar jashtë, por më pas kishte firmosur.<br />?Po kam shumë. Dita e celebrimit tim ka qenë dita më e tmerrshme e jetës time. Theksoj se familja është familje dhe shumë e rëndësishme. Unë isha 7 muajshe shtatzënë kur do bënim celebrimin. Ai ishte veshur me kostum dhe unë me fustan të zi. ?Qyqja grua, ku shkon ti kështu? më tha burri. Nuk jam mirë i thash, isha rënduar shumë. Ndenjta sa ndenjta dhe i thash: Je i sigurt që do të martohesh me mua ti? Po, më tha. Sa do firmosnim unë lash stilolapsin, nuk e bëj dot i thash. Dhe ika, vrapova aq sa munda se isha me bark. Dhe ai i iu thotë atyre: Na falni se e ka nga hormonet e shtatzënisë. Ai doli jashtë dhe më tha të qetësohesha. E pyeta nëse do më lejojë të dal me shoqet për kafe, po më tha. Po për udhitime e pyeta, do ta mendojmë më tha. E shikon që po më vjedh lirinë i thash. Po e hëngra si përfundim. Tani më vjen të qaj./tvklan.al

Buy Now on CodeCanyon