Surprise Me!

Report TV - Berat/ Merr fund ‘masakra mjedisore’ në Malin e Tomorrit, prefekti: S’do nxirret më gurë

2018-11-11 0 Dailymotion

Mali i Tomorrit nuk do të shfrytëzohet më nga askush që kërkon të pasurohet prej tij nëpërmjet nxjerrjes së pllakave të gurit dekorativ duke filluar nga Janari i ardhshëm. Lajmin e ka bërë të ditur prefekti i qarkut të Beratit, Harrilla Dafa,i cili ka konfirmuar se, pas 2-muajsh kjo plagë mjedisore do të mbyllet një herë e përgjithmonë.<br /><br /> Prefekti Dafa ka konfirmuar se, me daljen e Vendimit të ri, Nr.593 të datës 9 Tetor 2018 fillimin i vitit të ardhshëm do ta gjejë Parkun e Tomorrit me një pamje totalisht të re, atë të një parku tërheqës për të gjithë vizitorët.<br /><br />Dafa ka pohuar se, edhe pse qeveria pezulloi për një kohë të caktuar të gjitha subjektet deri në verifikimin e plotë të dokumentacionit dhe zonave ku ata kryenin veprimtarinë e tyre prodhuese,aktualisht ato subjekte që kanë fituar çështjet në gjykatë apo që kanë plotësuar dokumentacionin sipas kërkesave,janë duke punuar sërish në malin e Tomorrit.

Buy Now on CodeCanyon