Shembja e ?Shqiponjës? për t?i hapur rrugë projektit të unazës së madhe dhe punimeve në segmentin rrugor nga sheshi ?Shqiponja? deri tek shkolla teknologjike kanë krijuar kaos dhe trafik të rënduar.

Drejtuesit e automjeteve që hyjnë për në qytetin e Tiranës janë të detyruar të qëndrojnë në radhë për shkak të kaosit në lëvizje.

?Qëndrojnë 20-30 minuta, varet?.

?Qëndrojmë edhe 1 orë?.

Kjo pamje është e përditshme tashmë në këtë rrethrrotullim, ende pa filluar mirë punimet për unazën e madhe.

Edhe pse është e vetmja pikë hyrëse drejt kryeqytetit, Autoriteti Rrugor Shqiptar nuk ka marrë asnjë masë për të lehtësuar trafikun në këtë nyje të rëndësishme rrugore.

Madje as nuk ka njoftuar qytetarët për nisjen epunimeve. Nëse të duhet të hysh në Tiranë, më parë duhet të kalosh këtë amulli trafiku. Madje në orët e mëngjesit lëvizja ështët edhe më e vështirë.

Tv Klan