Surprise Me!

Tirane-Durres dhe Kashar-Rrogozhine sa gjysma e vleres se koncesioneve

2018-11-11 1 Dailymotion

Edhe pse vlerësojnë nismën për uljen e borxhit publik dhe rritjen e të ardhurave në buxhet pavarësisht uljes së disa taksave, ekspertët kërkojnë që qeveria të jetë e kujdesshme te pjesa e shpenzimeve dhe të mos detyrohet në të ardhmen që t?i reduktojë ato.

"Ulja e borxhit nuk realizohet nga përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave por i shkurtimit të shpenzimeve. Sektorët kritikë mbeten të nënfinacuara: bujqësia, arsimi dhe shëndetësia", shprehet Selami Xhepa, profesor ekonomie.

Sherif Bundo, thotë se fakti që rritja e të ardhurave në buxhet vjen nga rritja ekonomike duhet vlerësuar.

"Rriten të ardhurat, në nivelin e rritjes ekonomike. Por disa taksa ulen, por një pjesë e shpenzimeve realizohen me projekte PPP, dhe kjo nuk është e këshillueshme".

Megjithatë, ekspertët e ekonomisë shprehen se të shqetësuar lidhur me kostot e fshehta që mund të kenë projektet në partneritet publik-privat. Selami Xhepa thotë se vetë vendet që kanë shpikur këto formula, vitet e fundit po tërhiqen nga këto projekte.

"Qeveria duhet t?i japë fund këtyre historive sepse kanë shfaqur probleme serioze në vendet që janë aplikuar, në Greqi, Portugali dhe Qipro, kanë qënë një nga arsyet e borxhit të fshehtë. Janë rreziqe potenciale. Gara duhet të përcaktojë çmimin".

Të tjerë pranojnë faktin se investimet duhen dhe sjellin rritje ekonomike, por varianti me PPP nuk është zgjidhja e duhur.

"Më mirë të mbahet në nivelin që është borxhi dhe të bëhen me paratë e buxhetit se në këtë formë".

Për vitin e ardhshëm vlera e projekteve me koncesion arrin në 2.62 miliardë Dollarë, sa 46% e prodhimit kombëtar, ku 1.3 miliardë kushtojnë vetëm dy segmentet që planfikohen të ndërtohen vitin e ardhshëm: zgjerimi i Tiranë ? Durrës dhe ndërtimi i Kashar ? Rrogozhinë.

Tv Klan

Buy Now on CodeCanyon