Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Policia e Shtetit ka bllokuar disa zona të ish-bllokut. Gjatë mbrëmjeve, kryesisht në fundjavë rrugët "Ibrahim Rrugova", "Brigada VII" etj., kanë pasur postblloqe të policisë të vendosura në hyrje të tyre, duke mos lejuar kështu lëvizje të makinave.

Që prej vrasjes së 4 tetorit në bllok, masat e policisë janë shtuar, por kjo ka shkaktuar edhe vështirësi në qarkullimin e automjeteve.

Por, ky rregull i policisë vjen edhe pas urdhërit të zv/ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshi, i cili pas marrjes së detyrës urdhëroi marrjen e masave për bllokimin e qarkullimit në zonën e ish-bllokut, ku përveçse do të ketë policë me uniformë do të jenë të pranishëm edhe agjentë civile.

Lokalet e natës gjithashtu do të kontrollohen më shpesh nga policia si dhe do të ketë rritje të prezencës me agjentë në lokalet problematike. Pjesë e urdhërit të policisë është edhe evidentimi i punonjësve ushtarake, oficerët e RENEA-s, policët e FNSH dhe rendit, të cilët qëndrojnë në lokalet e natës si badigardë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/policia-izolon-zonen-e-ish-bllokut