E pasur me pyje të shumë llojshme, e me liqene të pastra dhe me një natyrë thuajse të virgjër, Funari pjesë e Bashkisë Elbasan mbetet një atraksion i bukur për tu vizituar.

Eshtë shpallur zona e mbrojtur, por pavarësisht këti vendimi, banorët e zonës së po vazhdojnë të zhdukin hektar të tër me pyje të Funarës

Kurora e bukur me dru Ahu, Dushku Lisi dhe Pishë, kanë bërë në këto vitet e fundit që kjo zonë të shkatarrohet në brendësi, si pasojë e prerjeve të pemëve që shërbejnë më pas për dru zjarri.

Sipas banorëve në vitet e fundit është shkatërruar një pjesë e madhe kësaj zone. Siç e tregojnë dhe pamjet prerjeve drurëve duken me sy të lirë, pasi janë krijuar zona në mes të kurorës të boshatisura.

Të pyetur banorë të zonës jashtë kamerave shpehen se janë veta ata, por dhe nga Elbasani për rreth tij që kanë dëmtuar këtë zonë me qëllim përfitimin.

Policia këtu është inekzistente shprehet një banorë, po ashtu dhe insitucionet e tjera. Sipas banorëve policia dhe inspektorët e pyjeve qëndrojnë në të shumtën e kohës pranë qytetit të Elbasanit dhe asnjëherë nuk ngjiten të verifikojnë situatën në terren. Edhe pasi i kapin personat bëjnë pazare pasi kështu ka funksionuar prej vitesh me këtë pasuri të artë që na ka dhuruar natyra, shprehet një zonjë.