Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Banorët e zonës së "Astirit", banesat e të cilëve preket nga projekti i Unazës së Madhe e kanë zhvendosur këtë të hënë protestën e tyre përpara bashkisë së Tiranës.

Protestuesit mbajnë në duar pankarta me mesazhe si "shtëpitë do i mbrojmë me trupat tanë", "dy duar për një kokë", "duam pronat tona", "kryeministër ku je fshehur?", "lali Eri ku je fshehur?", ndërsa në një banderolë të madhe kanë shkruar "fuqia e njerëzve më e madhe se njerëzit në fuqi".

Banorët kundërshtojnë prishjen e banesave pa ua legalizuar më parë, në mënyrë që të kenë të drejtën e dëmshpërblimit. Ata kërkojnë takim me Veliaj për gjetjen e një zgjidhje.

Protestuesi: Erion Veliaj të vijë këtu si burrë, të gjithë këta njerëz nuk i shtyp dot.Kam qenë i PS-së, por jo të më marrësh nusen e djalit të më lindë aty në burg. Ku janë këto Monika, Gramozë?Çfarë bëhet kështu? Ky po na prish shtëpitë dhe po na shkatërron. Turp!

Janë 317 objekte që do të preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe, dhe 163 prej tyre që janë në proces legalizimi do të skualifikohen nga ALUIZNI.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/unaza-e-madhe-banoret-e-astirit-zhvendosin-protesten-para-bashkise