Surprise Me!

Në fuqi masat per Veliun e Alizo

2018-11-12 4 Dailymotion

Pavarësisht se hetimi për dosjen ?Babale? tani bëhet nga Prokuroria e Tiranës, masën e sigurisë për personat e përfshirë në të nuk kanë ndryhsuar. Gjykata e Tiranës ka lënë në fuqi arrestin me burg per Fredi Alizotin dhe Albert Veliun, ky i fundit në mungesë , pasi ka kërkuar azil politik në Kosovë.<br /><br />Këta persona, sipas Prokurorisë, kanë inskenuar audio-përgjimin ku u përfshi vëllai i ish-ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. Ndaj gazetarit Jetmir Olldashi do vazhdojë të jetë në fuqi masa e sigurisë detyrim paraqitje. Të gjithë këta persona akuzohen nga Prokuroria për 'kallëzim të rremë të kryer në bashkëpunim'.<br /><br />Person nën hetim për këtë çështje për të njëjtën akuzë është dhe deputeti i Partisë Demokratike Ervin Salinanji. Ai bëri publike në emisionin Opinion videon ku Fredi Alizoti pretendonte se ishte sjellë nga Fieri në Tiranë nga drejtori i policisë Ardi Veliu. Pavarësisht videos, ai i qëndroi versionit të parë se në audio-pergjimin e parë ka bërë rolin e Agron Xhafajt, pasi për këtë do të paguhej.

Buy Now on CodeCanyon