Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni BOOM ka vijuar edhe sot të trajtojë fenomenin e ndotjes së mjedisit nga guroret në zonën e Krujës dhe Fushë-Krujës. Edhe pse ka një VKM për të shpallur zonën të mbrojtur përsëri aktiviteti vazhdon, duke sjellë shqetësim edhe tek banorët.

Ata thonë se ndotja e ajrit ekziston, por më tepër vihet re në zonat ku ndodhen këto subjekte.

Subjektet vazhdojnë aktivitetin, ndërsa institucionet nuk kanë zbatuar urdhërin e ministrisë së Mjedisit.

Gazetari i BOOM shkoi në Agjencinë Rajonale të Zonave të Mbrojtura Durrës në qytetin e Krujës, por aty nuk ka punonjës. Ndërsa drejtoresha e DSHP në Krujë thotë se është në dijeni të pasojave që sjell ndotja nga guroret.

Drejtoresha e DSHP Krujë: Ne kemi informacion lidhur me sëmundjet kancerogjene të popullatës. Atë informacion edhe juve mund t'jua japim ne qoftë se e kërkoni.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/boom-guroret-ne-kruje-dhe-fushe-krujes-vazhdojne-aktivitetin-zona-e-mbytur-ng-tymi