Etmond Bardhi, me origjinë nga Librazhdi dhe banues në Tiranë humbi gjurmët më 1 mars të këtij viti. Familjarët erdhën në adresë të emisionit ??Pa gjurmë?? pas disa informacioneve dhe kërkimeve që ata bënë për largimin nga shtëpia të Etmondit.

Me banim në Tiranë, pranë shkollës Bajram Curri, 38-vjeçari doli mëngjesin e 1 marsit për të shoqëruar të atin, që të merrte pensionin, ritual që ai e bëntë çdo muaj.

Pasi i ati e mori pensionin qëndroi dhe pak me të birin, kur ky i fundit i tha se të lëviste, por pa i treguar ndonjë destinacion të mundshëm. Etmondi me kufizime fizike, me shëndet të dobët, sot i mungon familjes.

"Ka ikur edhe më parë në Kosovë. Nuk më mori për dy javë në telefon. Ai është i rritur nuk e ndjek dot mbrapa. Doli për të lypur bashkë me komshiun,"-thotë i vëllai i Etmondit, Ridvan Bardhi.

Avokati i emisionit, Eduart Mullaraj: A erdhi entuziast?

"Ishte si gjithmonë. Kishte punë, bëra lekë por lekë nuk solli në shtëpi. Më tha se nuk do të shkonte më sepse ishte shumë ftohtë."

I pyetur nga avokati nëse i humburi ka qënë i sëmurë më parë dhe nëse ka pasur kemp apo jo, është shprehur se po pasi i vëllai kishte një defekt në këmbë që në lindje.

Po ka pasur, që në 2006. Ai ka pasur probleme me këmbën që kur ka lindur. Unë i mora një dyqan të vogël tek shtëpia dhe punonte aty. Që të mos mërzitej. Kam shpresë se do të rikthehet në shtëpi.