Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dy të rinj janë arrestuar në Durrës pasi në makinë i janë gjetur automatikë, pistoletë si dhe mjete të tjera luftarake.

Të arrestuarit në kuadër të operacionit të koduar " Guns 18" janë Kevin Mburimi 18 vjeç, dhe Rei Hodo 22 vjeç, të dy banues në Durrës.

Ndalimi i tyre është bërë nga specialistët kundër Krimit të Organizuar në D.V.P. Durrës në bashkëpunim me Forcat Operacionale, pas një hetimi 2 mujor

"Më datë 12.11.2018, shtetasit e mësipërm, në lagjen Nr.16 janë kapur në flagrancë në mjetin tip Benz ku gjatë kontrollit i'u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale :

? dy armë zjarri automatik model 56, kalibër 7.62 mm, një pistoletë tip " Blou"Mini; 2 krehera, 25 fishekë; një përdorues grushti.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale "Trafikimi i armëve dhe municioneve"në bashkëpunim parashikuar në nenin 278/a/2 të Kodit Penal.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/durres-arrestohen-me-automatike-dhe-pistolete-ne-makine