Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ishte i ftuar nderi në Konferencën ndërkombëtare të zhvilluar në Marsejë me temë ?Mesdheu i së Ardhmes?.

Në një postim në twitter, Meta shkruan se gjatë fjalës së tij theksoi nevojën për të mësuar nga rajoni,i cili ka ndërtuar një aleancë efikase mes rinisë dhe inovacionit.

Meta: Lëvizshmëria e të rinjve mund të jetë një diçka e mirë e mund të konsiderohet si bekim por, në njëfarë mënyre, ajo mund të shndërrohet edhe në një mallkim, nëse njerëzit nuk kthehen sërish në vendin e tyre.

Fatkeqësisht, në rajonin e Ballkanit, kjo dukuri po bëhet më shqetësuese, pasi të rinjtë e kanë më të lehtë të largohen dhe të rehatohen në një jetë më mirë, në vend që të qëndrojnë në atdheun e tyre dhe të përpiqen e të luftojnë për ta ndryshuar atë.

Ky është një kërcënim i drejtpërdrejtë për zhvillimin tonë ekonomik dhe kohezionin social. Nëse nuk trajtohet në shkaqet dhe rrënjët e tij, ai mund të prodhojë një cikël të rrezikshëm vicioz që vështirë se mund të shpërthehet e të këputet.

Prandaj unë konsideroj se nuk ka gjë më të rëndësishme se mbajtja e të rinjve tanë të mbushur plot shpresa dhe të motivuar për të jetuar dhe punuar në Shqipëri.

Ne duhet ta kombinojmë arsimin edhe më cilësor me mirëqeverisjen dhe politikat publike që u japin përparësi investimeve të mbështetur në aftësitë për të cilat ka nevojë ekonomia jonë dhe sektori privat.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/meta-ne-konferencen-mesdheu-i-se-ardhmes