Surprise Me!

'Zonjat që bëjnë Shqipërinë'/ Suzana Varvarica Kuka: Kalvari im

2018-11-13 5 Dailymotion

Nga Flora Nikolla

Dhurata Hamzai

Nuk janë të paktë ata njerëz që i shikojnë skulpturat e Suzana Varvarica Kukës në parqet publike dhe institucionet kombëtare. Tani që kanë hedhur rrënjë, të gjithë bien në dashuri me veprën, pa pyetur se kush është autori. ?Jeta është e shkurtër, vepra jeton gjatë?, shkruanin dijetarët e antikitetit. Edhe vepra e skulptores dhe studiueses së pasionuar të artit Suzana Varvaricës ka lindur për të jetuar gjatë. I gjatë është edhe udhëtimi i saj, kur ajo rrëfen punët që ka bërë; që nga ish Kinostudioja Shqipëria e re, deri tek qendra e realizmit të veprave të artit për ta përfunduar në Galerinë Kombëtare të Arteve. Që nga koha kur hyri në derën e Galerisë Kombëtare, e deri sot, përkushtimi i Suzana Varvaricës ndaj artit është njësuar me profesionin e skulptores, pa e penguar përfshirjen e saj në fusha të ndryshme; që nga skulptura, kinematografia dhe filozofia e arteve moderne.

Suzana Varvarica Kuka është gruaja që përfshihet me kënaqësi në hapësirat e reja dhe rrugët e pashkelura ndonjëherë.

Si artiste dhe studiuese, Suzana Varvarica ka një kontribut të rrallë. Me librat e saj ajo ka konservuar në bankën e historisë, zhvillimet më kulmore të artit shqiptar në vite.

Atë e sheh gjithmonë të papërtuar, duke e shtrirë veprimtarinë e saj në institucione artistike, ku përfshihen muze e galeri arti, sheshe ku ekspozohen vepra arti në shkolla, e më gjerë.

Skulptorja dhe studiuesja e talentuar premton se ka ende për të bërë për trashëgiminë kulturore dhe zhvillimin e arteve pamore në vendin e saj.

Suzana Varvarica, një zonjë artiste, ndër të rrallat skulptore gra që kemi në vendin tonë, si skulptore përcjell një energji të fortë shpirtërore dhe artistike sa dhe gurin e kthen në një balerinë delikate. Ajo është edhe një nënë e mirë e familjare mirë, por edhe një zonjë që në jetën e përditshme bie nën sy për stilin unik.

Zuzana Varvarica Kuka u rrit me artin, vijon të jetojë me artin, merr frymë lirisht prej tij dhe pa asnjë hezitim i ka dedikuar gjithë jetën e saj.

Intervista

Buy Now on CodeCanyon