Surprise Me!

Ora News - Qeveria dhe Bashkitë, 14.4 mld lekë borxh ndaj biznesit

2018-11-14 0 Dailymotion

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Vetëm gjatë këtij viti, detyrimet e prapambetura të qeverisë dhe institucioneve të pushtetit vendor ndaj biznesit llogariten në 14.4 miliard lekë.

Gjatë raportimit në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, Arben Ahmetaj, ngriti si shqetësim faktin se vendorët kanë pjesën më të madhe të borxhit.

Ahmetaj: Rreth 2.4 miliardë, gjë që do të shlyhet brenda vitit.Pushteti vendor ka akumuluar afërsisht rreth 2 miliardë lekë që janë në reduktim e sipër. Kemi një skedulë shumë taksative me pushtetin vendor në shlyerjen e detyrimeve.

Pavarësisht devijimit të planit për uljen e borxhit gjatë vitit të kaluar, kreu i Financave premtoi ulje të tij në vitin e ardhshëm.

Ahmetaj: Borxhi këtë vit do të jetë 66.9% neto dhe vitin tjetër do të jetë 64.9%. Praktikisht nuk kemi devijuar nga strategjia, praktikisht kemi axhustuar strategjinë.

Gjatë 2019, qeveria nuk parashikon të realizojë investime të rëndësishme, ndërsa në një periudhë afatmesme një prej privatizimeve stretgjike parashikohet që të jetë OSHEE.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/qeveria-dhe-bashkite-144-mld-leke-borxh-ndaj-biznesit

Buy Now on CodeCanyon