Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Platforma e bashkëqeverisjes është mënyra që qeveria ka vendosur të zgjidhë problemet e qytetarëve dhe për të treguar se kjo mënyrë funksionon, Edi Rama, sjell në kryeministri çdo javë qytetarë të cilët dëshmojnë zgjidhjen e problemeve të tyre. Me këtë platformë, Rama siguron se jo vetëm zgjidhen problemet, por merren masa dhe ndaj zyrtarëve që i shkaktojnë ato.

Si çdo javë, në përpjekje për të bindur qytetarët për të përdorur më shumë platformën e bashkëqeverisjes, kryeministri Edi Rama siguroi se presioni i ushtruar nga ky portal është efikas për të zgjidhur problemet e gjithësecilit.

Rama: Sot realisht çdo qytetar ka fuqinë që duke u bërë pjesë e platformës të vërë qeverinë në lëvizje të drejtëpërdrejtë. Jo vetëm kaq, por të ndikojë me kontributin e tij që të pastrohet administrata nga njerëz të padenjë dhe nga një inerci që na dëmton dhe dëmton njerëzit sot e gjithë ditën.

Me qytetarët e ftuar në ambientet e kryeministrisë, Rama nuk i rezistoi batutave në lidhje me gjatësinë dhe lartësinë e tij.

Qytetari: Suksese, lart e më lart!

Rama: Rrofsh, jo faleminderit se më lart se 198 cm nuk kam ku vete.

Menjeherë pas zgjidhjes së problemit, Kryeministri u shpjegoi qytetarëve se puna nuk ndalet, por përgjegjësit largohen nga puna ose çohen për ndjekje penale.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/qytetari-e-uron-lart-e-me-lart-rama-nuk-kam-ku-shkoj-me-shume-se-198-cm?fbclid=IwAR0Rls0AZQC4wklxbUUZ8iUnTlYfZIFEr01MEhzLMYAsOmMsWhKcA3uXZmo