LEZHE-Policia ka sekuestruar armë dhe drogë gjatë një operacioni, ndërsa ka arrestuar pesë persona, tre nga të cilët ishin në kërkim. Arjan Lleshaj 23 vjeç banues në Mirditë u arrestua pasi gjatë kontrollit iu gjet një armë zjarri pistoletë e tipit "Bloë Mini" dhe një sasi kanabisi. Florenc Sefgjini 36 vjeç u prangos, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në Kurbin, iu gjet një dorezë hekuri pa leje.

Ndërsa Fatmir Çupi 32 vjeç ishte në kërkim pasi Gjykata e Apelit Shkodër ka rrëzuar lirimin me kusht duke e rikthyer në burg për të vuajtur pjesën tjetër të mbetur të dënimit 1 vit e 11 ditë për vrasjen e një polici në Lezhë në vitin 2005.

Ai u dënua me 20 vite burg në 2005, ndërsa pasi bëri 13 vite burg gjykata e liroi me kusht, por prokuroria e apeloi vendimin, ndërsa gjykata e pranoi duke vendosur rikthimin në qeli. Arrestimi i tij u bë i mundur në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Rinas, pasi tentoi që të largohet jashtë Shqipërisë.

Arben Turku, 41 vjeç ishte dënuar për mosbindje të policisë, ndërsa Besnik Selmani 52 vjeç ishte në kërkim për kultivim kanabisi. Materialet proçedurale në ngarkim të tyre u referuan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Lezhë dhe Kurbin, për veprime të mëtejshme.