Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Shtyhet përsëri testimi për gradën Komisar në Policinë e Shtetit. Provimi ishte caktuar për tu mbajtur sot me 15 nëntor me rreth 400 efektivë, por është shtyrë për shkak të riformatimit të pyetjeve dhe procedurës së testimit.

Ish-shefi i Krimit Ekonomik në policinë e Tiranës, Ismail Elezi, e cilëson atë që po ndodh me testimin për gradat si një rast të paprecedent.

Në një intervistë për Ora News, ai akuzon kreun e Policisë së Shtetit, Ardi Veliun, se me këtë veprim ka fyer oficerët e karrierës.

Ish-zyrtari i policisë thekson se për të marrë gradën në Policinë e Shtetit duhet të kesh miq drejtuesit e lartë.

Elezi: Ai aparat atje do të ketë nxjerrë jasjhtë kualifimit listat që këta bëjnë gati, listat e militantëve që bëjnë gati për të marrë gradat dhe për ti çuar atje ku duan këta.

Elezi mendon se duhet të ishin pezulluar fazat e tjera të testimit dhe të kishte filluar një hetim nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave për të gjetur personat që kanë manipuluar testimin.

Elezi: Kush je ti more zotëri që fyen 490 punonjës policie dhe thua kanë kopjuar?!

"Goditja e të fortëve" është një operacion i paragjykuar që në gjenezë, pasi sipas Elezit është vetëm për show sepse nuk duan të luftojnë krimin.

Të fortët, thotë ish-drejtuesi i Policisë, janë ato të lidhur me politikën.

Elezi: I forti është që rri pas ministrit, pas deputetit, pas kryeministrit.

Elezi kërkon që politika të mos ndërhyjë në punët e policisë së shtetit, pasi sipas tij Ministria e Brendshme është për të bërë politika dhe jo për tu marrë me operacione politike.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/mik-te-marre-grade-elezi-testimi-ka-nxjerre-jashte-njerezit-e-ardi-veliut